Flash News

E-TJERA

Shqiptari shkon në Zvicër si turist, arrestohet për trafik droge

Shqiptari shkon në Zvicër si turist, arrestohet për trafik droge

Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë si turist në Zvicër, është arrestuar në kuadër të një operacioni antidrogë në Bellinzona. I riu shqiptar dyshohet për përfshirje në trafikimin e drogës me klientë vendas.

Pas një kontrolli në dhomën ku ai jetontë u zbuluan disa dhjetëra gramë kokainë, mbi një mijë franga dhe disa qindra euro.

Ai akuzohet për shkelje të Ligjit Federal për Narkotikët, pastrim parash dhe shkelje të Ligjit Federal për Shtetasit e Huaj dhe Integrimin e tyre. 

Arrestimi i tij është konfirmuar tashmë nga gjyqtari përgjegjës për masat shtrënguese, ndërsa hetimet për të zbuluar plotësisht rrjetin vazhdojnë.

Të fundit