Flash News

E-TJERA

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe homologu i tij kosovar Armend Mehaj kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas Peleshit, marrëveshja ka në plan 32 aktivitete të përbashkëta.

Pas takimi me homologun Armend Mehaj, Peleshi tha se shteti shqiptar do ta përkrahë vazhdimisht Kosovën në të gjitha proceset. Ai foli edhe për “Defender Europe 2021” stërvitjen e NATO-s që është duke u zhvilluar në Durrës.

Niko Peleshi, u shpreh se anëtarësimi i plotë i vendeve të rajonit në Aleancën e NATO-s do të thotë më shumë siguri.

“Ne gëzohemi sa herë vijmë këtu dhe Shqipëria mbetet e pakursyer ndaj Kosovës. Tash jemi prej 12 vjetësh anëtarë të NATO dhe kemi eksperiencë për ta ndarë drejt rrugës në NATO edhe Kosova. Kosova nga importuese e paqes bëhet eksportuese e saj. Kemi edhe një lajm tjetër për rajonin që është stërvitja Defender pjesë e cilës është edhe Kosova. Është stërvitje prej 28 mijë trupave amerikane. Është mesazh i rëndësishëm për rolin që Shqipëria dhe Kosovë kanë në rajon. Integrimi i të gjithë Ballkanit është i rëndësishëm për Shqipërinë, Kosovën dhe vet Evropën. Shpresojmë fort se ka ardhur koha që, Republika e Kosovës me ndihmën e vendeve aleate, partnere dhe mike të mundë të gjitha barrierat që e pengojnë atë të ecë përpara në rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik. Integrimi i plotë i Ballkanit në NATO do të thotë më shumë siguri, stabilitet dhe demokraci jo vetëm për këto vende, por edhe për Aleancën. Për më tepër integrimi është një ëndërr e përbashkët e popujve të Ballkanit, të cilët meritojnë të shpërblehen për sakrificat e tyre. Vitet e fundit kanë sjellë zhvillime pozitive në NATO dhe do ecim përpara drejt një të ardhme më të mirë. Sot kemi nënshkruar marrëveshje të re për mbrojtjen. Kemi plan bashkëpunimi për 32 aktivitete të përbashkëta” tha Peleshi.

Kurse Mehaj tha se kanë biseduar sa i përket fushës së sigurisë, duke shtuar se sfidat janë të ngjashme për të dyja vendet. Ai tha se u dakorduan për realizimin e aktiviteteve për akademinë ndërmjet dy vendeve.

“Sfida e sigurisë janë të ngjashme. Prandaj sot duke vlerësuar marrëdhëniet vëllazërore me synim që të kemi bashkëpunim në projekte të ndryshme. Në këtë marrëveshje është realizimi i aktiviteteve për akademinë ndërmjet dy ministrive, për integrimin e Kosovës në drejtimin e NATO. Po ashtu është ngritja e trajnimit ushtarak. Të dy ministritë konfirmojmë si dy vende jemi shumë në shërbimin e paqes sigurimit edhe më gjerë. Kemi edhe pjesëtarë jashtë vendit që të kontribuojmë sigurimit global” tha Armend Mehaj.

Në përfundim të takimit, ministri Peleshi e ftoi homologun e tij për një vizitë në Tiranë.

Të fundit