Flash News

E-TJERA

Shqipëri-Hungari, marrëveshje për njohjen e certifikatave të vaksinimit. Çfarë u diskutua mes Ramës e Orban

Shqipëri-Hungari, marrëveshje për njohjen e certifikatave të

Shqipëria dhe Hungaria pritet të finalizojnë brenda kësaj jave njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave dhe të hapin kufinjtë për levizjen e lirë mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me homologun e tij hungarez Viktor Orban në Budapest. Kjo është marrëveshja e parë mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të BE për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vanksinimit.

Ndërkohë pas takimit, kryeministri Edi Rama ka reaguar dhe në një postim në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë bën me dije se në fokus të diskutimit ka qenë bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.

"Budapest - Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur" shkruan Rama.

Të fundit