Flash News

E-TJERA

Shqipëri-Hungari/ Starton pjesa e dytë, pjesa e parë u mbyll denjësisht për kuqezinjtë

Shqipëri-Hungari/ Starton pjesa e dytë, pjesa e parë u mbyll

Ndeshja e sotme Shqipëri-Hungari është shumë e rëndësishme për kualifikueset e 'Botëror 2022", prandaj dhe nga djemtë e kombëtares pritet maksimumi.

Pjesa e parë është përmbyllur në mënyrë dinjitoze për Shqipërinë, me barazim pa gola.

Kombëtarja shqiptare luajti më mirë në fraksionin e parë të lojës, por rasti i parë i pastër për shënim ishte për miqtë, të cilët shpërdoruan me anë të Gazdag, i cili nuk mposhti dot Berishën në një duel një për një.

Por, rastin më të pastër e patën kuqezinjtë, në minutën e 38, kur Marash Kumbulla nuk arriti dot të dërgojë në rrjetë topin, kur ishte vetëm një metër nga porta hungareze.

Tashmë ka startuar pjesa e dytë, ku djemtë e kombëtares po luajnë për të fituar dhe ky është objektivi kryesor i tyre.

Të fundit