Flash News

E-TJERA

Shqipëri-Kosovë në një Kuvend për 110-vjetorin e Pavarësisë

Shqipëri-Kosovë në një Kuvend për 110-vjetorin e

Ka nisur në Kuvend, mbledhja e parë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, e organizuar në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë. E para që ka marrë fjalën është kryeparlamentarja Lindita Nikolla, që u pasua më pas nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili do të pasohet nga homologu i tij, Albin Kurti. Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja e parë e përbashkët Shqipëri-Kosovë ka sjellë ditën e sotme në Kuvend edhe kryetarin e PD-së Sali Berishën. Berisha ka ironizuar se krahas stendave ku janë personalitetet e dy vendeve, do të donte një stendë të zezë për personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama.

Shqipëri-Kosovë në një Kuvend për 110-vjetorin e

“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuçiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët,” tha Berisha.

 

Të fundit