Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipëria një vit pas tërmetit, mbi 50 'të arrestuarit' janë të lirë, mes tyre drejtorë të rikthyer në detyrë

Në Shqipëri, një vit pas tërmetit të fortë që goditi vendin, hetimet e nisura për shkatërrimet e shumta që ndodhën, me pasojë dhe vdekjen e dhjetëra qytetarëve, nuk janë mbyllur ende, me përjashtim të Durrësit.
Nga mbi 50 të arrestuarit thuajse të gjithë kanë lënë qelitë, ndërsa ka patur dhe raste, si ai i drejtoreshës së Urbanistikës në Bashkinë e Kavajës e cila është rikthyer në detyrë, ndonëse është nën hetim për “vrasje nga pakujdesia”.
Pak ditë pas tërmetit, ndërsa vizitonte prokurorinë e Durrësit, kryeprokurori i porsazgjedhur Olsian Çela do të deklaronte më 7 dhjetor 2019 se “reagimi i prokurorisë dhe zbatimi i ligjit do të jetë korrekt dhe i prerë. Në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin”.
Por një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe 1 miliardë euro dëme, të dyshuarit si përgjegjës për tragjedinë janë jashtë hekurave të burgut”
Kur Shqipëria ishte ende e mpirë nga tragjedia, tri prokurori, ajo e Durrësit, Tiranës dhe Krujës çelën menjëherë hetimet, për të zbuluar përgjegjësit për shembjen e pallateve dhe hoteleve dhe me bujë u njoftua pak javë më vonë, goditja e mbi 50 personave.
DURRESI
Durrësi ishte qyteti më i goditur me disa pallate, hotele dhe banesa private disa katëshe të cilat u rrënuan. Në këtë qytet u bënë dhe arrestimet e para. "Prokuroria e Durrësit, gjatë mbrëmjes së djeshme lëshoi 17 urdhra ndalimi nga të cilat 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë të implikuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit", bëri të ditur më 14 dhjetor, në një konferencë shtypi të përbashkët me Prokurorinë drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu.
Bëhej fjalë për ish funksionarë të zyrave të administratës lokale, që nga Aluizni apo inspektorati i Ndërtimit, ndërtues si dhe kolauduesë e supervizorë të punimeve në ndërtesat e shkatërruara, përfshirë dhe pronarë të hoteleve. Akuzat ndaj tyre shkonin nga nga "Shpërdorimi i detyrës", te "Falsifikimi i dokumenteve" si dhe "Vrasje me dashje" apo "Vrasje në rrethana cilësuese".
Tashmë një vit nga ngjarja tragjike prokuroria e Durrësit njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin në gjykatë të 16 personave. Por akuzat ndaj tyre janë shfryrë dhe zyrtarisht ata do të japin llogari para drejtësisë për vrasjes nga pakujdesia dhe shpërdorim detyre.
Vetëm njëri prej tyre është ende në qeli. Ai është Ramiz Shehu, i cili ndërtoi banesën 4 katëshe të familjes Lala, në zonën e Kënetës nën rrënojat e së cilës humben jetën 8 persona, 4 prej të cilëve të mitur.
Në dosjen hetimore thuhet se objektet në të cilat pati viktima, kishin probleme me cilësinë e materialeve të ndërtimit, si hekur dhe beton....ndërsa u përdorën akte të falsifikuara për legalizimin e shtesave pa leje.
Më 20 nëntor të këtij viti, ndërsa njoftonte mbylljen e hetimeve, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella tha ndër të tjera se “ky hetim nxori në pah një sere problematikash sa I përket cilësisë së materileve të ndërtimit. Në disa prej objekteve, cilësia, rezistenca e betonit dhe hekurit të përdorur rezultoi të ishte e dobët dhe jo në përputhje me kushtet e kriteret e projektimit dhe zbatimit. Ndërtimi i kateve shtesë, gjithashtu që është vërejtur në disa prej rasteve ka rritur masën e ndërtesës dhe sforcimet në katet e poshtme të strukturave, për rrjedhojë, rritjen e forcave sizmike që kanë vepruar”
Një nga hotelet e rrënuara në plazhin e Durrësit, ishte dhe Vila Palma. Nën gërmadha humbi jetën Sadik Qato, vjehrri i pronares Dëshira Qato, zyrtare e Lartë në Bashkinë e Kavajës. I biri, Klajdi për fat të mirë mbijetoi dhe u nxor i gjallë pas të paktën 18 orësh operacion kërkim-shpëtimi. Godina u shemb, sepse sic vlerësuan ekspertët pronarja Dëshira Qato kishte ndërtuar dy kate pa leje jashtë cdo kriteri. Kolaudator i objektit kishte qenë Arben Qato, bashkëshorti i saj. Edhe ky i pandehur për “shpërdorim detyre”.
Nën akuzë për vrasje nga pakujdesia, zonja Qato, nga një person në kërkim fillimisht, tani është rikthyer në detyrën e saj të mëparshme, Shefe e Urbanistikës në bashkinë e Kavajës, duke drejtuar zyrën e cila ka për të detyrë të vlerësojë pikërisht zbatimin e kritereve dhe të japë lejet e ndërtimit.
Zëvendës kryetari i Bashkisë së Kavajës, Guxim Kola, e shpjegoi për Zërin e Amerikës, vendimin “pasi gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, mori vendimin për detyrim paraqitje për zonjën Qato. Duke qenë se ishte pezulluar, me datë 5 gusht 2020 është rikthyer në detyrë brenda të gjithë kornizave ligjore që parashikon Kodi i Punës dhe Kodi i procedurës. Bashkia e Kavajës si cdo institucion publik, funksionon në bazë të ligjit, nëse ka një vendim të formës së prerë nga një gjykatë, është i detyrueshëm. Por në këto momente nuk kemi asnjë vendim të formës së prerë për znj.Qato”.
Por personat e tjerë nuk kanë patur të njejtin fat. Arben Isaku, ish drejtor i ALUIZNI-t, Durrës, i pandehur në të njëjtën dosje, dhe me një akuzë më të lehtë, atë për “shpërdorim detyre”, nuk është rikthyer në funksionet e mëparshme.
TIRANA
Në Tiranë ndodhën dhe arrestimet më të shumta. Më 15 Janar, Prokuroria njoftoi se të paktën 31 persona, zyrtarë e ish zyrtarë vendor, inspektorë të ndërtimit, arkitektë, inxhinjerë dhe ndërtuesë në disa komuna të Tiranës, Farkë e Kashar, apo dhe të Bashkisë Vorë, ishin arestuar në kuadër të hetimeve të nisura menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit. 7 persona të tjerë u shpallën janë në kërkim. Akuzat ndaj tyre shkonin nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi I dokumentave” apo dhe “Ndërtim pa leje”.
“Kemi arritur të evidentojmë disa ndërtesa dhe banesa që janë shpallur të pabanueshme: 25 janë institucione, 134 janë pallate dhe mbi 200 janë banesa private", deklaroi në 15 Janar 2020, Elizabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.
Aktualisht po hetohen vetëm 5 objekte të shpallura tëpabanueshme, 3 në Kashar, një në Farkë, dhe një tjetër në Kombinat. Hetimi nuk është mbyllur ende dhe vonesat justifikohen me faktin se është urdhëruar kryerja e një aktekspertimi për cilësinë e materialeve të ndërtimit, si hekur dhe beton, i cili ende nuk është përfunduar nga dy ekspertët e caktuar. Ky dokumet do të jetë vendimtar për fatin e dosjes.
Një vit pas tërmetit, Prokuroria deklaron se ka dërguar për gjykim vetëm Naim Shehun për akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Në aktkakuzë thuhet se ai ndërhyri në katin e parë të një pallati dhe shembi muret e brendshme, me qëllim ndërtimin e një furre buke. Sipas ekspertëve, ndërhyrjet e bëra nga i pandehuri dëmtuan strukturën e pallatit dhe pas lëkundjeve sizmike ndërtesa u shpall e pabanueshme.
Nga lista e gjatë e të arrestuarve në fillim të këtij viti, të gjithë kanë lënë qelitë.
THUMANA
Qyteza e Thumanës ofroi pamje rrënqethëse, ndërsa dy pallate 5 katëshe, të ndërtuara para viteve ’90 u shembën duke zënë nën rrënoja 24 gra, fëmijë e burra. Shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa dhe banesa të tjera u dëmtuan. Prokuroria e Krujës i shpjegoi përmes një shkrese, Zërit të Amerikës se “në kuadër të këtij hetimi është administruar dokumentacioni shkresor, është kryer pyetja e një numri të konsiderueshëm të personave që mund të kenë dijeni për veprën penale si dhe është administruar ekspertimi gjeologjik”. Prokuroria saktëson se është në pritje të aktit të ekspertimit teknik ndërtimor, ndërsa shton se dhe situate e pandemisë ka kushtezuar ecurinë e hetimeve.
Ndër objektet e dëmtuara në Thumanë, ishte dhe shkolla Ramazan Jangozi, të cilën Bashkia Krujë e kishte marrë në dorëzim të parakohshëm, vetëm pak ditë para tërmetit. Ndërhyrjet në godinë, kishin patur për qëllim rehabilitimin e dëmeve të tërmetit të rënë pak muaj më parë.
Prokuroria bën të ditur se ka marrë zyrtarisht nën hetim 10 persona, fizikë dhe juridikë, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i formularëve dhe stampave.Bëhet fjalë për projektuesë, mbikqyrës, kolaudatorë, administratorë dhe funksionarë të Bashkisë së Krujës. Hetimi ka konstatar shkelje të shumta që nga një vlerësim jo i saktë i gjendjes së objektit, te mungesa e dokumentacionit siziomiologjik dhe teknik mbi bazën e të cilit janë propozuar punimet që duhet të kryheshin. Prokuroia kë vërejtuar gjithashtu se punimet duket se ishin vetëm riparime, dhe jo ndërhyrje që të rrinin dhe garantonin qëndrueshmërinë e godinës. Për më tepër ka rezultuar se njëra nga kompanitë fituese të tenderit, ishte ndaluar të merrte pjesë në garat publike.
Hetimet e çelura pas tërmetit tragjik, duket se kanë nxjerrë në pah dhe një sërë mangësish ligjore. Drejtuesja e prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka hartuar një relacion ku rendit të gjitha mangësitë ligjore dhe ia ka dorëzuar prokurorit të Përgjithshëm. Ky i fundit, ka folur edhe më herët për mundësinë për të propozuar ndryshime ligjore, pasi situata të tilla sikurse u krijuan pas tërmetit të 26 nëntorit janë të paparishikuara në ligj. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38