Flash News

E-TJERA

Shqipëria barazon me Uellsin, kuqezinjtë me dy fytyra

Shqipëria barazon me Uellsin, kuqezinjtë me dy fytyra

Nuk ka fitues në miqësoren Shqipëri-Uells, pasi ekipet janë ndarë një një barazim pa gola në ndeshjen e zhvilluar në “Cardiff City”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja zhvilluar një ndeshje të mirë gjatë pjesës së parë të lojë, ku pati dhe një rast shënimi me Rei Manaj, por topi shkoi mbi traun e portës. Gjatë fraksionin të dytë të lojës pati një dominim nga uellsianët, por nuk arritën të gjenin dot rrugën e rrjetës, falë edhe dy superpritjeve të Selmanit.

Edhe pse ishte një miqësore, gjatë ndeshjes nuk mungoi as tensioni mes futbollistëve, gjë e cila bëri që të jepeshin plot 7 kartona të verdhë në total.

Më 8 Qershor do të zhvillojmë një tjetër miqësore përballë Republikës Çeke, duele që i shërbejnë Shqipërisë në prag të ndeshjeve të shtatorit. Për Uellsin,vlen të theksohet se do të jetë pjesëmarrëse e kompeticionit EURO 2020.

Të fundit