Flash News

E-TJERA

Shqipëria bëhet pjesë e Mekanizmit të BE-së për Mbrojtjen Civile, çfarë parashikohet

Shqipëria bëhet pjesë e Mekanizmit të BE-së për

Shqipëria është bërë pjesë e mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Europian. Për ta zyrtarizuar këtë hap ishte në Tiranë, Janez Lenarčič, komisioneri europian për menaxhimin e krizave. Kërkesa për t’iu bashkuar kësaj strukture europiane u bë në muajin qershor.

Çfarë është Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Mbrojtjen Civile

Mekanizmi është themeluar në 2001, në mënyrë që të mbështesë bashkëpunimin brenda BE mes autoriteteve të ndryshme të mbrojtjes civile. Qëllimi është të koordinojë ndihmën dhe ndërhyrjet në vendet e tjera të BE-së ose jashtë shtetit, në rast të fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu.

Pika interesante - dhe këtu është vizioni "humanitar" i mekanizmit të mbrojtjes civile - është që çdo vend në botë mund të kërkojë mbështetjen, ndihmën dhe përgjigjen e Mekanizmit për Mbrojtjen Civile të BE.

Mekanizmi funksionon përmes elementëve të ndryshëm, por ekspertët dhe modulet janë më të zakonshmet. Llojet e fatkeqësive të mbuluara nga Mekanizmi:

-Fatkeqësitë natyrore

-Fatkeqësitë e bëra nga njeriu

-Emergjencat shëndetësore

-Ndihma për mbështetjen konsullore (p.sh. evakuimi i qytetarëve të BE)

 

 

 

Të fundit