Flash News

E-TJERA

Shqipëria “boom” turistësh, por 60% e shqiptarëve nuk përballojnë dot as një javë pushime

Shqipëria “boom” turistësh, por 60% e shqiptarëve nuk

Qeveria thotë me bujë se këtë vit Shqipëria po përjeton një periudhë të artë turizmi, pasi numri i turistëve që frekuentojnë plazhet shqiptare dhe jo vetëm, është në rritje.

Sipas shifrave të përpunuara nga SCAN Intel, të marra nga Barometri Ballkanik, dyndjet e turistëve të huaj në Shqipëri bëhen gjithnjë e më shumë masive, por ajo çka vlen të thuhet është pamundësia që vetë shqiptarët kanë për të kaluar disa pushime në tokën e tyre.

Rreth 60% e shqiptarëve e kanë të pamundur të bëjnë pushime, pra 6 në 10. Kjo përqindje i referohet 12 muajve parardhës, dhe pyetja që i drejtohet qytetarëve është: Gjatë 12 muajve të fundit a keni hasur në familjen tuaj pamundësi në përballimin e një jave pushime jashtë shtëpisë tuaj? Vetëm 39% e shqiptarëve të anketuar i përgjigjen me “Jo”, 1% refuzon, dhe siç e përmendëm më lartë, 60% i përgjigjen me “Po”.

Shqiptarët renditen të parët sa i përket pamundësisë për të përballuar një javë pushime në vit. Pas nesh ndjek Mali i Zi, me 50% të qytetarëve që nuk i përballojnë dot pushimet, Maqedonia e Veriut me 47% dhe Serbia me 45%. Qytetarët e Kosovës duket të jenë ata me më shumë mundësi për të bërë pushime, pasi vetëm 38% e tyre e kanë të pamundur.

Të fundit