Flash News

E-TJERA

Shqipëria dhe Greqia i rikthehen bisedimeve për pensionet e shqiptarëve

Shqipëria dhe Greqia i rikthehen bisedimeve për pensionet e

Shqipëria dhe Greqia i janë rikthyer bisedimeve për një marrëveshje lidhur me pensionet e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, ka thënë për TV Tribuna që transmeton për shqiptarët në Athinë tha se ashtu si pala greke edhe ajo shqiptare kanë vullnet pozitiv për të nisur një marrëveshje për sigurimet shoqërore apo pensionet, raporton VOA.

Bisedimet për një marrëveshje Shqipëri-Greqi lidhur me pensionet e migrantëve, pritet të jenë pjesë e axhendës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili do të vitizojë sot Tiranën.

Ndërkohë që në muajin mars të këtij viti, është paraqitur një projektligj i ri i cili lehëson dhënien e pensionit të plotë për emigrantët shqiptarë. Sipas legjislacionti aktual grek pensioni kombëtar për këto dy kategori emigrantësh jepet për ata që kanë qëndrim prej 40 vitesh në Greqi.

Në rastin e shqiptarëve përfitimi i pensioneve nga ligji aktual bëhej i pamundur pasi shqiptarët emigruan në Greqi pas viteve nëntëdhjetë dhe pas vitit 2030 do të duhej të nisnin aplikimet për të përfituar nga skema e pensioneve.

Projektligji i ri parashikon uljen me 30 vite qëndrimi për të përfituar pension kombëtar nga 40 vite që është në ligjin aktual.

Të fundit