Flash News

E-TJERA

Shqipëria dhe Serbia marrëveshje për kalim të kufirit me letërnjoftim

Shqipëria dhe Serbia marrëveshje për kalim të kufirit me

Përveç Memorandumit për Bashkëpunim anti COVID-19,  Shqipëria dhe Serbia nënshkruan të mërkurën, (11.11) një marrëveshje sipas së cilës shtetasit e dy vendeve mund të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim. Më herët Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të tilla me shtetet e tjera të Ballkanit Perwndimor.

"Besoj fuqishëm që kjo nismë do të na ndihmojë të gjithëve për të njohur kur vihen në pyetje vështirësitë ditore të ekonomive tona,  sfidat  sociale dhe do të lehtësojë atmosferën për të gjetur zgjidhje për të mirën e popujve tanë si për të ardhmen, ashtu edhe për të kaluarën", citohet të ketë thënë kryeministri shqiptar Rama.

Nënshkrimin e marrëveshjeve e përshëndeti edhe presidenti serb Vučić, i cili tha se "ajo ka për qëllim të ketë ndikim real pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve, shkruan DW.

 "Është e rëndësishme që ne të tentojmë dhe të vendosim për të ardhmen e qytetarëve tanë, si dhe të demonstrojmë se mund të ruajmë pavarësinë tonë dhe vetë të miratojmë vendime, para së gjithash, me ata që janë në fqinjësinë tanë, që i kemi më afër dhe për këtë jam i lumtur për këto marrëveshje", citohet të ketë thënë Vučić.

Të fundit