Flash News

E-TJERA

Shqipëria dhe vendet e prekura nga zjarret i kërkuan aeroplanë zjarrfikës, Gjermania: Nuk kemi

Shqipëria dhe vendet e prekura nga zjarret i kërkuan aeroplanë

Shqipëria dhe një sërë shtetesh të tjera si Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Turqia, të cilat janë prekur nga zjarret i kanë kërkuar Gjermanisë aeroplanë zjarrfikës, por kjo e fundit i është përgjigjur negativisht kërkesës.

Kështu raporton "CNN Greqi", ndërsa arsyen e ka bërë me dije një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane. Zyrtari ka sqaruar se Berlini nuk ka dhënë ndihmë sepse nuk ka aeroplanë zjarrfikës.

Ai ka bërë me dije se po shqyrtohet kërkesa e Greqisë për ndihmë dhe me shumë mundësi Gjermania do të dërgojë aeroplanë zjarrfikës për të shuar flakët ën shtetin helen.

"Gjermania ende nuk ka dërguar ndihmë për vendet e prekura nga zjarret në pyje, por për momentin po shqyrtohet nëse një shtet federal mund të dërgojë zjarrfikës në Greqi", tha zëdhënësi i ministrisë.

Në vendin tonë po "luftohet" me flakët prej më shumë se një jave. Pavarësisht se disa vatra të rrezikshme janë vënë nën kontroll të tjera janë aktivizuar. Një person në Gjirokastër humbi jetën disa ditë më parë si pasojë e tyre.

Situata është shqetësuese edhe në Greqi dhe Turqi, ku janë evakuuar mijëra banorë, ndërsa dëmet janë të shumta. Me flakët po përballet dhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia dhe Spanja.

Të fundit