Flash News

E-TJERA

Shqipëria e 4-ta në botë për largimin e profesionistëve, Meta: Rekord i zi, tregues i dhimbshëm

Shqipëria e 4-ta në botë për largimin e
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me raportin e fundit, i cili e rendit Shqipërinë të 4-ën në botë për emigrimin e personave të kualifikuar.

Duke e cilësuar një rekord të zi, Kreu i Shtetit thotë se largimi i “ajkës” së shoqërisë, është një tjetër tregues i dhimbshëm se nga Shqipëria po largohen edhe qytetarët, që kanë një standard të mirë jetese.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se ata po largohen për një sërë arsyesh si niveli i shërbimeve publike, mungesa e përfaqësimit, pamundësia për të ndryshuar gjendjen në vend dhe mungesa e shpresës për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë.

Është një mundësi për të rikthyer standardet cilësore të shërbimeve, respektin dhe dinjitetin njerëzor, për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë, me mundësi dhe shpresa të reja, veçanërisht për rininë.

Me shpresë dhe besim, të bashkohemi e të marrim në dorë fatet tona për të ndryshuar këtë realitet, që po shkatërron familjet dhe po plak Shqipërinë, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë dhe europiane për të gjithë”, shkruan ndër të tjera Meta.

Të fundit