Flash News

E-TJERA

Vetëm 48 euro për person, Shqipëria e fundit në Evropë për përfitimet familjare

Vetëm 48 euro për person, Shqipëria e fundit në Evropë

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2022, Shqipëria renditet e fundit në Evropë për nivelin e përfitimeve familjare për frymë, me vetëm 48 euro për person.

Edhe pse ka pasur një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2012, kur shifra ishte 45 euro, vendi ynë mbetet larg mesatares evropiane prej 830 euro.

Sipas të dhënave në krye të listës qëndron Luksemburgu me 3 789 euro për person, i ndjekur nga Norvegjia (2 277 euro), Danimarka (1 878 euro) dhe Islanda (1 874 euro). Vendet e rajonit gjithashtu paraqiten më mirë se Shqipëria: Mali i Zi me 131 euro, Serbia me 117 euro dhe Bosnjë-Hercegovina me 59 euro.

Renditja tregon një diferencë të theksuar mes vendeve të zhvilluara të Evropës dhe Shqipërisë, duke reflektuar mungesën e mbështetjes së mjaftueshme financiare për familjet, veçanërisht ato në nevojë.

Vetëm 48 euro për person, Shqipëria e fundit në Evropë
Të dhënat

Të fundit