Flash News

E-TJERA

"Shqipëria e fundit për numrin e testeve të COVID",  Meta reagon për raportin e OBSH: Rastet janë rritur me mbi 11 herë

"Shqipëria e fundit për numrin e testeve të COVID",
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reguar së fundmi lidhur me rapostin e OBSH-së, që e ka renditur Shqipërinë të fundit në Rajon për numrin e testeve të COVID.

Nëpërmjet një postimi në Fcebook, Meta shprehet se testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

Më tej ai shkruan se OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia u shfaq, duke kërkuar teste, teksa vë thekson se  krahasuar me muajin prillin, infektimet janë rritur me mbi 11 herë.

Postimi i plotë:

Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.

Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!

Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.

Të fundit