Flash News

E-TJERA

Shqipëria e paradokseve sipas Lutfi Dervishit: Votat i blen opozita, por zgjedhjet i fiton qeveria

Shqipëria e paradokseve sipas Lutfi Dervishit: Votat i blen opozita, por

Gazetari Lutfi Dervishi sjell shpesh vëmendje realitetin shqiptar, ndryshe nga ç’e servir lupa e propagandës së qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari rendit me ironi disa prej fakteve që përfaqësojnë sot Shqipërinë.  

Është një vend ku:

1. Bejsboll nuk luhet, por shkopat e bejsbollit i përdorin dendur.

2. Një kilogram plehra kushton më shumë se 1 kg fruta;

3. Në fillim bëhen inaugurimet, pastaj nisin të ndërtohen rrugët;

4. Për përfundimin e veprave publike nuk përdoren afatet por fjala  “KËSMETI”;

5. Të burgosurit votojnë rregullisht  qeverinë;

6. Më shumë mendohen kë shalqi të zgjedhin sesa kë kandidat të votojnë;

7. Votat i ble opozita, por zgjedhjet i fiton qeveria;

8. Votuesit votojnë disa herë, në qendra të ndryshme votimi për t’u bindur me sytë e tyre se zgjedhjet janë të rregullta

9. Ka më shumë analistë sesa lexues;

10. Mbillen pemë, por mbijnë kulla!”, shkruan gazetari.

 

Të fundit