Flash News

E-TJERA

Shqipëria e prekur nga kriza energjitike, por prodhimi vendas u rrit me afro 70%

Shqipëria e prekur nga kriza energjitike, por prodhimi vendas u rrit me

Shqipëria është përfshirë nga kriza energjitike, por gjatë vitit 2021, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 10,9 %. 

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike është rritur 68,7 % krahësuar me vitin 2020. Shumica e prodhimit u realizua nga  hidrocentralet publike dhe më pak nga koncensionarët.

Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2021, ka arritur vlerën  pozitive prej 548 GWh, krahasuar me vitin 2020 ku kishte nje vlerë negative prej 2.276 GWh.

Në rritje ka ardhur edhe përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë me 4,2 %. Disa muaj më parë kryeministri Edi Rama prezantoi planin për të përballuar emergjencën energjitike.

Qeveria vendosi të mos rriste çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë, por e shtrenjtoi për biznesin e madh, çka u pasua nga një rritje e përgjithshme e çmimeve.

Rama tha asokohe se Shqipëria prodhon energji, por e ka të pamundur ta ruajë atë, ndërsa shtoi se vendi është i detyruar të importojë nga jashtë.

Të fundit