Flash News

E-TJERA

Shqipëria 'e pushtuar' nga i nxehti afrikan, Sinoptikania: Termometri shënon rënie të premten, çfarë na pret nesër

Shqipëria 'e pushtuar' nga i nxehti afrikan, Sinoptikania:
Foto Ilustruese

Vendi ynë ndodhet prej ditësh nën efektin e të nxehtit afrikan, ku temperaturat e larta favorizuar shpërthimin e zjarreve në thuajse të gjithë vendin, të dikuar edhe nga erërat e forta dhe thatësira.

Në një lidhje telefonike për Neës 24, meteorologia Lajda Porja tha se temperaturat do të shënojnë një ulje me 5-7 gradë celsius ditën e premte, por alarm mbetet ndryshimi i parametrit të erës. Fieri, Vlora dhe Gjirokastra janë qarqet ku termometri do të shënojë një rritje më të lartë se pjesa tjetër e vendit.

“Lajmet nuk do të thosha që janë të mira për momentin, duke qenë se ne mbetemi ende në valët e të nxehtit afrikan, të paktën sot edhe nesër. Sot temperaturat janë rreth vlerës 40 gradë. Kemi nesër një rritje të lehtë të temperaturave, kur termometri do shkojë në 41 gradë, e gjithë zona ku është problematike sa i përket zjarreve, pasi ka rritje në zonat jugore dhe jugperëndimore që nga qarku i Elbasanit e poshtë, Fier, Vlora e Gjirokastra pritet të kenë vlera më të larta për ditën e nesërme.

Ajo që vlen të theksohet dhe alarmi i kuq për të gjithë ata që dëgjojnë, do të kemi problematika me parametrin e erës. Sot do jetë 40-45 km/orë, por duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, duke qenë se do kemi një tërheqje graduale të masave ajrore afrikane dhe ardhjen e një mase tjetër më të freskët do të kemi dhe menjëherë dhe ndryshimin e parametrit. Nesër do kemi një erë goxha të fortë, që mund të shkojë në 50-55 km/orë”, u shpreh Porja.

Për të gjithë ata që po shpresojnë për disa ditë me shi, Porja tha se jemi ende në valët e të nxehtit afrikan dhe një tërheqje të masave të nxehta të ajrit do të kemi ditën e premte. Zona veriore dhe shumë pak ajo qendrore do të dominohet nesër nga vranësirat, të cilat do të sjellin edhe rrebeshe shiu.

“Ndërkohë Jugu do mbetet pa reshje. Rrezikohet paraditja e së premtes nga rrebeshe shiu që fatmirësisht sinjalet e modeleve dhe parashikimit tregojnë reshje në zonat jugperëndimore, pra në Karaburun, në zona ku ka dhe zjarre. Rrebeshet do të jenë shumë të pakta, nuk është se presim reshje të konsiderueshme, duke qenë se ky sistem vranësirash është i fokusuar në veri të Ballkanit, vetëm kalon në territorin shqiptar. Por parashikohet që këto rrebesh të paktën në ato zona ku ka zjarre, vatra të vogla të kemi dhe një përmirësim të kësaj situate. Më pas ditët në vijim, të paktën deri në datën 17-18 do jemi në temperatura më normale të stinës, moti do jetë i kthjellët, nuk parashikohen reshje dhe vlerat 34-35 gradë. Le të shpresojmë, sipas sinjaleve që kjo të jetë dhe vala e fundit për këtë verë.
Është një valë që ka qëndruar shumë gjatë në kohë, që në fund të korrikut me temperatura shumë të larta, 43 gradë. I janë afruar rekordit historik 43.4 në qytetin e Gjirokastrës”, tha Porja.

 

Të fundit