Flash News

E-TJERA

Shqipëria e varur nga importi, burimet natyrore po shfrytëzohen gjithnjë e më pak

Shqipëria e varur nga importi, burimet natyrore po shfrytëzohen

Edhe për vitin 2021, Shqipëria ka qenë nën varësinë e importit dhe i ka shfrytëzuar gjithnjë e më pak produktet e tokës dhe të nëntokës.

Një analizë e Scan Intel tregon se varësia nga importi e totalit të këtyre produkteve (produkte bujqësore, produkte minerare, materiale ndërtimi, naftë) në vendin tonë është ngjitur pranë 22.2% në vitin 2021, nga 20.9% që ishte kjo normë në vitin 2020, apo 16.6% në vitin 2017.

Vrësinë më të madhe nga importet e regjistrojnë hidrokarburet me me 48.9% dhe mineralet metalike me 37.9%. krahu i kundërt kemi mineralet jo metalike, me 12.5% varësi nga importi, dhe që përfshijnë kryesisht materialet e ndërtimit.

Kjo varësi tregon se sa mbështetet ekonomia shqiptare në importe për të përmbushur nevojat e vendit.

Sa i përket produktivitetit, sipas INSTAT, në vitin 2021 një kilogram produkt i natyrës në vendin tonë ka gjeneruar plot 92 lekë në ekonomi, duke prekur një rekord të ri historik, nga 85 lekë që ishte në vitin 2020, dhe nga 52 lekë në vitin 2016, kur është arritur edhe niveli më i ulët i dekadës së fundit.

Sa i përket prodhimit të brendshëm, shifrat sinjalizojnë se, gjatë vitit 2021 fiksohet pranë rreth 19.1 milionë tonëve, në rritje krahasuar me vitin 2020, por në rënie krahasuar me 2017-tën, kur fiksohej në rreth 21 milionë ton, çka sinjalizon se rritja e varësisë nga importi nuk është rrjedhojë e rritjes së kërkesës së brendshme, por veçanërisht e rënies së prodhimit.

Kjo rënie është rrjedhojë e tkurrjes së prodhimit të mineraleve jo metalike, nga 10.6 milionë ton në vitin 2017, në 8.5 milionë ton në 2021-shin.

Të fundit