Flash News

E-TJERA

“Shqipëria është në rrezik”, emigrantët në Itali solidarizohen me protestën e 7 korrikut në Tiranë

“Shqipëria është në rrezik”, emigrantët

“Shqipëria është në rrezik: mos thuaj se nuk të intereson”.

Ky është një nga parullat e një grupi emigrantësh shqiptarë në Itali që protestuan në Romë në Piazza Albania kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ishin më shumë se njëqind mbështetës të Partisë Demokratike Shqiptare me qendër në Romë (ekipi i qendrës së djathtë dhe anëtar i Partisë Popullore Evropiane) që dolën në rrugë pavarësisht vapës përvëluese në shenjë solidariteti ndaj protestë së madhe datë 7 korrik në Tiranë, kundër qeverisë shqiptare e politikave të saj.

Nga sheshi Piazza Albania i Romës ata akuzojnë qeveritarët e Tiranës se janë kundër interesit kombëtar, emigrantëve të vërtetë e sipërmarrjes së ndershme brenda e jashtë Shqipërisë, shkruajnë mediat italiane.

Të fundit