Flash News

E-TJERA

Shqipëria është vend shumë i çuditshëm

Shqipëria është vend shumë i çuditshëm

Nga Klodian Tomorri

Mediat kishin vene kamerat te gjitha duke transmetuar live se po votonte drejtuesi i SPAK.

Por askush nuk shkoi t'i vinte mikrofonin dhe ta pyese se pse SPAK nuk nderhyri kur bandat kishin rrethuar Voren.

Pse SPAK nuk nderhyri kur nje agjenci e tere shteterore, e cila duhet te ishte pararoja e zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit ne vend, ishte shnderruar ne zyre elektorale ilegale e qeverise.

Aty ka dyshime te forta se ka patur para dhe materiale te jashteligjshme.

Si ka mundesi, qe stafi i asaj agjencie nuk eshte arrestuar akoma. 

Njerezit e kane te qarte se policia e shtetit eshte zgjatim i maxhorances dhe ortake e krimit. Por sot fatkeqesisht deshmuan ne rastin me te mire deshtimin e SPAK per te parandaluar dhe me pas ndeshkuar krimin zgjedhor flagrant te dokumentuar me ze dhe figure.

Ne rastin me te keq, mosdeshiren e SPAK per te nderhyre.  

Nderkohe kamerat shkojne dhe ruajne kryeprokurorin kur voton. Se kujt i duhet kjo. 

E megjithate, me sa duket Vora i paska mundur te gjithe. Bandat, policine dhe edhe vete SPAK-un.

Të fundit