Flash News

E-TJERA

Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave, Begaj: Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi

Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave, Begaj: Tani

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Shqipëria hapi grupkapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se tashmë është në dorën e vendit, për të ecur me ritmin e këtij rrugëtimi.

“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi.

Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”, shkruan Begaj.

 

Të fundit