Flash News

E-TJERA

Shqipëria hesht përballë provokimit të Djokovic, ministrja franceze ‘i shkul’ veshin: Mos të përsëritet

Shqipëria hesht përballë provokimit të Djokovic, ministrja

Dhe pse situata në Kosovë është tashmë e tensionuar, Shqipëria ka zgjedhur të heshtë para një ndodhi të bërë kësaj here nga tensiti serb Novak Djokovic pas një fitore në Roland Garros, duke shkruar “Kosova është zemra e Serbisë”.

Qeveria dhe autoritetet përkatëse të sportit kanë preferuar që të mos reagojnë ndaj këtyre provokimeve që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Por Franca nuk e bën një gjë të tillë dhe ka qenë vetë ministrja e Sporteve, Ameli Udea-Kastera, ajo që ka bërë një paralajmërim të qartë.

Qartësisht nuk ishte një mesazh i përshtatshëm”, tha ajo në një intervistë për televizionin publik “Francë 2”.

Ministrja shpjegoi se Ameli Moresmo, e cila është drejtuese e turneut të Roland Garros, ka folur me stafin e tenistit serb dhe ka bërë të qartë në emër të organizatorëve që situata “nuk duhet të përsëritet pasi ka një parim neutraliteti në turne”.

Sipas ministres franceze, veprimi i Djokovic kishte qenë i një “militanti” dhe “shumë politik”, ndaj ajo bëri të qartë se nuk duhej të shfaqej në një kompeticion të tillë.

Të fundit