Flash News

E-TJERA

Shqipëria i dërgoi Kinës mbetje toksike? Reagon Dogana Shqiptare

Shqipëria i dërgoi Kinës mbetje toksike? Reagon Dogana Shqiptare

“Dogana Shqiptare” ka reguar pas  lajmit se Shqipëria i dërgoi Kinës mbetje toksike.

Dogana Shqiptare është shprehur se rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova.

Sipas Doganës, produkti në fjalë është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova.

Reagimi i plotë nga Dogana Shqiptare:

“Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:

Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.

Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.
Sa më sipër ritheksojmë se:

• Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;

• Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.

ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me cc(Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues”, thuhet ne reagim.

Të fundit