Flash News

E-TJERA

"Dëbojini shqiptarët", Shqipëria i dërgoi notë verbale, ministri britanik nuk tërhiqet nga deklarata

"Dëbojini shqiptarët", Shqipëria i dërgoi

Ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick, nuk është tërhequr nga deklarata e tij për emigrantët shqiptarë, pavarësisht notës së protestës që Ministria e Jashtme e Shqipërisë i dërgoi qeverisë britanike.

Gjatë një interviste televizive, Jenrick ka thënë se nuk është penduar për videon e shpërndarë ku bënte thirrje që autoritetet britanike të kapin emigrantët shqiptarë dhe t’i dëbojnë në Tiranë.

“Nuk jam penduar për videon, por mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare ashtu siç jemi në të vërtetë. Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare”, tha ministri britanik.

I pyetur nga gazetari se pse i ofendoi shqiptarët, Jenrick u shpreh se duhet të bëhet një dieferencë mes diasporës shqiptare, të cilën Britania e respekton, dhe emigrantëve që mbërrijnë me varka në rrugë ilegale.

Ministri britanik tha se Shqipëria është një vend i sigurt.

“Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi - shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht dhe ata që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla.

Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe i vetes për të ulur dukuritë që pamë vitin e kaluar që ishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht. Shqipëria është një vend i sigurt!”

Të fundit