Flash News

E-TJERA

"Shqipëria i përket BE-së", Yuri Kim takon prokurorët e SPAK: Askush mbi ligjin

"Shqipëria i përket BE-së", Yuri Kim takon

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka takuar prokurorët e SPAK në vilën e Ryerson House. Nëpërmjet një postimi në "Twitter", ajo ka përgëzuar prokurorët për guximin dhe profesionalizmin e treguar kundër luftës me korrupsionin dhe krimin e organizuar në 3 vitet e fundit.

Postimi i plotë:

Ishte një nder të ftoja prokurorët e SPAK në Ryerson House. Ne shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit. Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit.

SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush sado i pasur apo i fuqishëm qoftë nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse duam një aleat të fortë, të sigurt dhe të begatë, dhe sepse besojmë ashtu si populli shqiptar: Shqipëria i përket BE!

Të fundit