Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shqipëria iu refuzon vizën 48 irakianëve, 30 prej tyre ishin mjekë

Konsullatën shqiptare në Stamboll iu ka refuzuar vizat për në vendin tonë një grupi prej 48 personash, turistë irakianë, të cilët kishin paguar paketën e një udhëtimi turistik në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë me dije Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, e cila lidhur me këtë ngjarje i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrit të Turizmit, Blendi Klosi.
Sipas kësaj shoqate, për 48 persona operatori irakian u detyrua te paguante rreth 30 mijë USD për biletat e avionit dhe rreth 3500 Euro për vizat dhe gjithashtu u parapaguan hotelet me 5 yje në Shqiperi.
Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike e cilëson si të pa justifikuar dhe e pa bazuar në kriteret dhe rregullat në fuqi refuzimin masiv të kërkesave për vizë turistike. Ajo shton më tej se paragjykimet të cilat kanë dominuar në marrjen e këtij vendimi refuzimi, janë shumë të dëmshme dhe minojnë përpjekjet për zhvillimin e turizmit dhe zgjerimin e hartës së vendeve nga të cilat Shqipëria pret turistë.
Kjo shoqatë kërkon nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese të punës së Operatoreve Turistikë.
Letra e plotë:
LETER E HAPUR drejtuar:
Kryeministrit të Shqiperisë, Z. Edi Rama,
Ministrit për Europën dhe punët e Jashtme Znj. Olta Xhaçka
Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi.
Duke përshëndetur heqjen e vizave pr qytetarë të disa vendeve të Lindjes së Mesme që duan të vizitojnë Shqipërinë apo të bëjnë pushime në vendin tonë, ju prezantojmë një veprim krejtësisht të pa justifikuar të Konsullatës sonë në Stamboll, e cila ju refuzoi vizat një grupi prej 48 personash, turistë Irakianë, të cilët kishin paguar paketën e një udhëtimi turistik në Shqipëri.
Duke qënë se Iraku nuk u përfshi në vendet për të cilat Qeveria Shqiptare hoqi regjimin e vizave, Turistët nga Iraku janë të detyruar të paisen me viza turistike nga konsullata jonë në Stamboll.
Përpjekjet e Operatorit Turistik shqiptar dhe Partnerit Irakian, i cili dy muaj më parë erdhi dhe bëri një vizitë në Shqipëri për të studiura mundësitë për sjelljen e grupeve të turistëve nga Iraku, dështuan pa filluar akoma. Turistët Irakianë ishin përzgjedhur nga Operatori Irakian, që të ishin njerëz me profesione, të kishin udhëtuar më parë si turistë në vende të ndryshme dhe të kishin një nivel ekonomik të përshtatshëm për të bërë udhëtime turistike.
Për grupin prej 48 personash u organizuan rezervimet për fluturime dhe Hotelet ne Shqipëri. U bë aplikimi për viza online dhe iu kërkua - e theksojmë - iu kërkua të paraqisnin biletat dhe hotelet e paguara. Për 48 persona operatori irakian u detyrua te paguante rreth 30 mijë USD për biletat e avionit dhe rreth 3500 Euro për vizat. Gjithashtu u parapaguan Hotelet në Shqiperi.
Refuzimi masiv i kërkesave për vizë turistike është për ne një sjellje e pa justifikuar dhe e pa bazuar në kriteret dhe rregullat në fuqi. Ne mendojmë dhe jemi të bindur se paragjykimet të cilat kanë dominuar në marrjen e këtij vendimi refuzimi, janë shumë të dëmshme dhe minojnë perpjekjet e Operatoreve Turistike vendas dhe të huaj për zhvillimin e Turizmit dhe zgjerimin e hartës së vendeve nga të cilat Shqipëria pret Turistë.
Ne përbërjen e Grupit prej 48 Turistësh Irakianë, ishin 30 Mjekë dhe Doktorë të cilëve ju refuzua viza pa asnjë të drejtë. Çdo vendim për refuzimin e hyrjes në Shqipëri duhet të jetë i bazuar në të dhënat individuale të secilit e jo në paragjykimin se çdo Irakian është një azilkërkues…. Doktorët Irakianë që do të vinin për një seminar apo konferencë të akomoduar në hotelin më të mirë me 5 yje në Tiranë, dhe që planifikuan të qëndronin edhe 3 ditë më tepër në një nga hotelet më luksoze në Sarandë, të jenë të gjithë kontigjentë per t’u refuzuar? Edhe 20 pjesëtarët të një grupi tjetër irakiën, me vula dhe viza të përdorura hyrjesh në shtete europiane, USA a Kanada, Turqi a Egjipt, të ishin të gjithë për t’u refuzuar?
Krahas humbjeve të konsiderueshme që u janë shkaktuar individëve edhe Operatorëve Turistikë nga parapagimet e Biletave dhe Hoteleve që janë pothuaj të pa kthyeshme, një humbje edhe më e madhe po i shkaktohet sektorit të Turizmit dhe imazhit të Shqipërisë si një destinacion nderkombëtarë.
Shoqata ATOA me anë të publikimit të kësaj letre të hapur, kërkon nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese të punës së Operatoreve Turistikë.
Me respekt,
Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38