Flash News

E-TJERA

Shqipëria jashtë Arbitrazhit? Ish-zv.ministrja: Deklarata e Ramës, diskurs politik. Shqipëria ka humbur 90% të rasteve

Shqipëria jashtë Arbitrazhit? Ish-zv.ministrja: Deklarata e

Pas vendimit të Gjykatës së Abritrazhit, e cila mbylli përfundimisht çështjen Becchetti dhe i faturoi shtetit shqiptar një gjobë prej 110 milionë euro, kryeministrit Edi Rama deklaroi se po mendojnë tërheqjen nga Arbitrazhi.

Ish-zv.ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi e ftuar në studion e “Review” në Euronews Albania tha se deklaratat e Ramës janë një diskurs politik. Kasmi u shpreh se Shqipëria nuk ka qëndrueshmëri dhe këtu është faji i politikës.

“Deklarata e Ramës është një diskurs politik, nuk besoj që ky lloj vendimi për të dalë nga forume të tilla, ka disa, dhe Shqipëria në 90 për qind të rasteve ka qenë humbëse, që do të thotë se nuk kemi qëndrueshmëri në vendin tonë. Faji është i politikës shqiptare, ajo që ka rëndësi është cila qeveri mund të mbajë kontratat, se ka të bëjë me qëndrueshmërinë e vendit tonë”, tha Kasmi.

 

Të fundit