Flash News

E-TJERA

Shqipëria ka një Kampion Olimpik Special, Gersi Troka “rrëmben” medaljen e artë në not

Shqipëria ka një Kampion Olimpik Special, Gersi Troka

Shqipëria ka tashmë kampionin e saj në Lojërat Olimpike Speciale të cilat po mbahen në Berlin që prej datës 17 qershor.

Gersi Troka, me një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, triumfoi duke marrë medalje ari.

Gersi ia doli të bëjë një performancë të shkëlqyer në çerekfinale e gjysmëfinale, duke lënë pas rivalët e tij. Troka vendosi kohën më të mirë në finale duke rrëmbyer medlajen e artë për Skuadrën Speciale Shqiptare.

Të fundit