Flash News

E-TJERA

"Shqipëria ka rritur nivelin e sigurisë nga jeshile në portokalli", Klosi: Terroristët na përdorin si strehë për t’u fshehur; vendet më të rrezikuara për sulme

"Shqipëria ka rritur nivelin e sigurisë nga jeshile në
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi

Tre sulme terroriste të kryera në një hapsirë kohore 6-ditore kanë tronditur Evropën. Sulmi i mbrëmshëm në Vjenë të Austrisë, që përfundoi me 6 të vdekur, 2 prej të cilëve agresorët, ngriti alarmin përsa iu përket çështjeve të mbrojtjes.

Ndër vendet e cila përforcoi nivelin e sigurisë nga jeshile në portokalli është edhe Shqipëria. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i ftuar në News 24 ka folur për terrorizmin problematik dhe dëmet që ai shkakton.

I pyetur se çfarë do të thotë rritja e nivelit të sigurisë për Shqipërinë, Klosi tha se kjo është më se normale në situata të tilla. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Klosi tha se terroristët kryejnë sulmet e tyre me qëllim që të trembin Evropën, ndërkaq Shqipërinë mund ta përdorin si një vend të sigurt për t’u fshehur dhe jo sulmuar.

“Është normale, kur ndodhin ngjarje të tilla. Mbase është programuar që të ndodhin njëkohësisht në disa kryeqytete. Qëllimi i tyre nuk është se ata shpresojnë në një fitore, dhe ndaj e bëjnë gjithë këtë zullum, jo, ata e kanë shumë të qartë që këto aktivitete përfundojnë ose me vrasjen e tyre, ose me burgim. Ata e kanë bërë llogarinë, shumë rrallë arrijnë të fitojnë. Të gjitha vendet janë të interesuar për të mos iu lënë asnjë shpresë atyre që shpëtojnë nga arrestimi. Kështu që ata nuk e bëjnë këtë se do të bëhen heronj, por ata japin një mesazh. Ishte ISIS, që bëri një deklaratë, kur thanë që do të ikin nga Siria, por do të jenë në Evropë. Kryesore për ta është zgjedhja e një vendi dhe një momenti, kur bën efektin më të madh”, ka thënë Klosi duke shtuar se elementë të tillë mbahen nën vëzhgim edhe nga antiterrori.

"Këta persona mbahen nën vëzhgim edhe nga antiterrori. Por bëhet fjallë për njerëz që mendon se janë të rëndësishëm në këtë drejtim, por jo militantë. Të mbajturit nën vëzhgim nuk nënkupton që ai ndiqet dhe sapo të mendojë një gjë, do të arrestohet. Kjo bëhet edhe me kriminelët, gangsterët, hajdutët. Të gjitha mbahen shënim, por ai nuk ndiqet."

Klosi tregon se vendem më problematike për sulme të tilla janë Franca, Anglia, Gjermania dhe Franca.

"Vendet ku këta janë më shumë dhe lëvizin më kollaj. Vendi më klasik është Franca, sepse ka shumë emigrantë. Të gjithë ish-qytetarët e kolonive franceze kanë marrë nënshtetësinë. Mes tyre ka dhe shumë që e kanë mendjen e prishur. Është edhe Anglia, që ka një terrorizëm tjetër. Gjermania, si vend i madh, por ka më shumë turq. Spanja, meqë është më afër tyre. Është në kufi dhe ata mundohen të vijnë në Evropë përmes Spanjës. Pra, të gjithë ato vende që kanë lidhje tradicionale me vende nga ku buron terrorizmi, janë të rrezikuar", u shpreh ai.

I pyetur se pse Shqipëria pse nuk përjashtohet, Klosi tha se kjo është e gabuar pasi terroristët mund të na përdorin për t'u fshehur.

"Absolutisht që nuk përjashtohet, është e gabuar. Shqipëria është një vend ku këta njerëz, aq sa kanë qenë, në kohën kur isha unë në shërbim, kemi pasur probleme me ta, vijnë më shumë për t’u fshehur, sesa për të bërë aktivitete. Shqipëria ka qenë një vend i mbyllur dhe bashkëpunimi me partnerët është i vonshëm, ndaj dhe quhej një vend i sigurt për ta. Edhe ne i mirëpritëm, ku mes tyre kishte dhe terroristë.

Duke parë frymën miqësore, ata e panë Shqipërinë si të sigurt, por që jo për të bërë sulme. Shqipëria nuk është zgjedhur prej tyre si një vend ku bën efekt, veprimtaria e tyre lidhet me efektin që bëjnë aktivitetet. Ata nuk shpresojnë të shpëtojnë, por të lënë efekt, sa u trembën austriakët.

Nëse policia franceze merr masa të rrepta, ata mendojnë se e kanë kryer detyrën. Kaq kanë në dorë ata. Shqipëria ka dhe një gjë tjetër, sot vërtet është bërë një vend ku kalohet kollaj, por këtu të huajt evidentohen më kollaj. Shqipëria nuk ka qenë mësuar me të huaj, është një fenomen që po ndodh këto 30 vite. Ne jemi në gjendje ta identifikojmë një të huaj edhe në rrugë. Kjo i bën të vështirë terroristët të qarkullojnë në Shqipëri pa rënë në sy. Nuk është aq kollaj në Shqipëri, është vend i vogël", është shprehur Klosi.

Të fundit