Flash News

E-TJERA

Shqipëria kalon në avantazh kundër Andorrës, Rey Manaj gol në minutën e 9-të

Shqipëria kalon në avantazh kundër Andorrës,  Rey Manaj gol

Shqipëria ka arritur të kalojë në avantazh në ndeshjen kundër Andorrës, falë një goli të shënuar nga Rey Manaj në minutën e 9-të.

Sulmuesi i Sivasspor shfrytëzoi një krosim të bukur nga Asllani dhe me kokë e ndali topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë kuqezinjve një fillim të mbarë në këtë përballje.

Tani Shqipëria synon të ruajë këtë avantazh dhe të kërkojë mundësinë për të dyfishuar rezultatin, duke e mbajtur nën kontroll lojën dhe sulmet e kundërshtarit.

Të fundit