Flash News

E-TJERA

Shqipëria kalon testin e fundit drejt Euro 2024, fiton me tre gola ndaj Azerbajxhanit

Shqipëria kalon testin e fundit drejt Euro 2024, fiton me tre gola ndaj

Shqipëria ka kaluar testin e fundit drejt Euro 2024. 

Sot kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore ndaj Azerbajxhanit me rezultat 3-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hungari.

Goli i parë erdhi nga Nedim Bajrami i cili me një goditje nga 20 metra arriti të shënojë në portën e Shahrudin Mahammadaliyev.

Në minutën e 81-të, Shqipëria arriti të shënojë golin e dytë, me një aksion shumë të bukur, ku Naser Alijit asitoi, ndërsa Manaj me një gjuajtje të fortë shënoi për 2-0.

Në minutën e 87-të ishte radha për Qazim Laçin, i cili përfitoi nga një asistim i Bajramit për të shënuar për 3-0, kurse  Azerbajxhani arriti të shënojë golin e nderit në minutën 90-të.

 

 

Të fundit