Flash News

E-TJERA

Shqipëria kërkon të blejë edhe 1.1 milionë vaksina të tjera anti-Covid

Shqipëria kërkon të blejë edhe 1.1 milionë vaksina

Deri tani, sa i përket procesit të vaksinimit, vendi ynë ka kryer mbi 930 mijë vaksina, ku rreth 390 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. 

Për të përmbushur objektivin të imunizuar popullatën ndaj COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të blihen dhe 1.1 milionë doza vaksine, sipas "Report tv".

Mësohet se për këtë do të përdoret fondi shtesë në buxhetin e Ministrisë se Shëndetësisë prej 1 miliard lekësh, i dedikuar për vaksinat. Ky fond prej prej 1 miliardë lekësh do të hiqet nga rimbursimi dhe do të shkojë në fondin rezervë dhe do të përdoret për koston e vaksinave, ndryshime këto të bëra në Buxhetin e Shtetit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më sot Qeveria shqiptare ka nënshkruar kontrata për sigurimin e 2.9  milion dozave vaksinave. Më konkretisht, 1.2 milionë doza nga kontrata COVAX për një periudhë 3 vjeçare si dhe 1.6 mln doza nga kontrata që kryesisht përfundojnë brenda vitit 2021, si dhe 236,134 doza vaksine donacione.

Të fundit