Flash News

E-TJERA

Shqipëria kryeson në rajon për numrin e të burgosurve, e katërta në Europë sipas Eurostat

Shqipëria kryeson në rajon për numrin e të burgosurve, e

Shqipëria renditet e para në Ballkan dhe e katërta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2023.

Sipas raportit, Shqipëria kishte 182 të burgosur për çdo 100 mijë banorë, një shifër që tejkalon ndjeshëm mesataren e Bashkimit Europian, e cila është 111. Në total, në burgjet shqiptare ishin regjistruar 5,017 të dënuar, nga të cilët 4,919 ishin meshkuj dhe vetëm 76 femra. Po ashtu, 125 prej të burgosurve rezultojnë të jenë shtetas të huaj.

Në nivel europian, Turqia mban vendin e parë me 342 të burgosur për 100 mijë banorë, ndjekur nga Polonia dhe Hungaria. Ndërsa në rajonin e Ballkanit, Shqipëria kryeson listën, e pasuar nga Serbia dhe Mali i Zi.

Përveç numrit të lartë të të burgosurve, Shqipëria është njëkohësisht në mesin e vendeve me mbipopullim të qelive, një problem i përsëritur që ngre shqetësime për kushtet e paraburgimit dhe të drejtave të të dënuarve.

Të fundit