Flash News


E-TJERA

Shqipëria 'lëkundet' nga tërmeti i Greqisë, ministri: Nuk raportohen dëme

Shqipëria 'lëkundet' nga tërmeti i Greqisë,

Lëkundje tërmeti u ndjenë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në disa qytete të Shqipërisë. Epiqendra e tërmetit ishte në Follorine të Greqisë, ndërsa magnituda ka qenë 5.6 sipas shkallës rihter.

Thellësia e tërmetit ishte 10 km, ndërsa lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Berat, Korçë, Elbasan dhe në Maqedoninë e Veriut. Tërmeti u shoqërua edhe me dy pasgoditje të tjera, çka shkaktoi panik te qytetarët.

Në orët e vona të mbrëmjes reagoi dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili bëri me dije se deri në ato momente nuk ishin raportuar dëme, ndërsa shtoi se  strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri.

Peleshi bëri me dije se lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.

"Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate", shkruajti ministri.

 

Të fundit