Flash News

E-TJERA

Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane

Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, pjesë e autostradës
Foto Ilustruese

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Bosnje-Hercegovine Vojin Mitrovic deklaroi se Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina do të lidhen shumë shpejt nga një sistem hekurudhor.

Sipas Sarajevo Times, një nga temat e takimit në Mal të Zi ishte çështja e lidhjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash me rrugë, e më pas me hekurudhë.

Mitrovic theksoi se synimi i autostradës Adriatiko-Joniane është lidhja e itinerarit nga Italia, përmes Sllovenisë, Kroacisë, BeH-së, Malit të Zi, me Greqinë.

I pyetur se kur mund të kalojë projekti i autostradës Adriatiko-Jonian nga sfera e shpalljes në realizim, ai theksoi se bisedimet dhe negociatat po zgjasin shumë.

“Është e vështirë të japësh një përgjigje sepse bisedimet dhe negociatat po zgjasin shumë. Një nga problemet është çështja e përcaktimit të vetë itinerarit, që duhet të jetë objekt i një marrëveshjeje ndërshtetërore dhe çështja e sigurimit të financave. Për momentin prioritet është Korridori 5C, ndërsa në fazën e dytë prioritet do të jetë autostrada Adriatiko-Joniane”, shtoi Mitrovic.

Të fundit