Flash News

E-TJERA

Shqipëria mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO

Shqipëria mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad, deklaroi se Shqipëria ka garantuar mbështetje për anëtarësimin e vendit në NATO.

Duke folur për mediet, Hastad u shpreh se në një bisedë me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryeministrin Edi Rama, të dy i kanë garantuar mbështetje në anëtarësimin e Suedisë në NATO.

"Ne do të jemi një anëtar i besueshëm në të cilën vendet e tjera mund të mbështeten dhe ndihmohen. Ky ndryshim në politikën tonë të jashtme është më i madhi. Së bashku me fqinjën tonë, Finlandën do të ecim në adresimin në NATO. Ambasadori i Suedisë do të dorëzojë aplikimin në ditët në vijim. Ne po presim për Finlandën që të bëjmë aplikimin njëherësh. Duhet të presin ratifikimin nga strukturat e NATO-s. Dje u takova me kryeministrin Edi Rama dhe kam qenë në kontakt me ministren e jashtme Olta Xhackën, të dy më kanë garantuar mbështetjen e tyre në këtë proces. Kjo është ditë historike jo vetëm për Suedinë, por edhe NATO-n", tha Hastad.

Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde nënshkroi mëngjesin e sotëm kërkesën për aplikim në NATO, sikurse ishte paralajëmëruar më herët. Lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak.

Të fundit