Flash News

E-TJERA

Shqipëria me çmimin më të shtrenjë të naftës në rajon dhe në botë

Shqipëria me çmimin më të shtrenjë të

Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me çmimin më të shtrenjtë të naftës jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por në të gjithë botën.

Sipas një renditje të Global Petrol Price, deri në 23 Janar kur çmimi i naftës nuk ishte rritur ende nga Bordi i Transparencës dhe shitej nën 200 lekë/litri, Shqipëria renditej ndër vendet me çmimin ëm të shtrenjtë të naftës.

Çmimi i naftës në Shqipëri llogaritej 1.643 dollarë/litri ose 175 lekë/litri.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, pas Shqipërisë vjen Serbia me 1.621 dollarë/ litri ose 172 lekë/litri, Mali i Zi me 1.533 dollarë/ litri ose 163.37 lekë/litri; Mqedonia e Veriut me 1.464 dollarë/ litri ose 153 lekë/ litri.

Çmimet më të ulëta për karubrantet në Shqipëri janë shënuar për herë të fundit në dhjetor kur Bordi caktoi për naftën një çmim nën 200 mijë lekë/litri, që nga muaji mars 2022.

Shqipëria me çmimin më të shtrenjë të

Të fundit