Flash News

E-TJERA

Durrës, i moshuari ndërron jetë në ambientet e një lokali

Durrës, i moshuari ndërron jetë në ambientet e një

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit.

Një i moshuar, i identifikuar si S. P., 73 vjeç, ka ndërruar jetë në ambientet e një lokali.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale, ndërsa i ndjeri ka qenë duke konsumuar kafen.

“Rreth orës 08:20, ka humbur jetën në ambientet e një lokali në lagjen nr. 17, shtetasi S. P., 73 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Të fundit