Flash News

E-TJERA

Shqipëria me vdekshmëri të lartë nga Covid-19, Meta thirrje Komitetit të Ekspertëve: Rishikoni menjëherë masat

Shqipëria me vdekshmëri të lartë nga Covid-19, Meta thirrje

Shqipëria me vdekshmëri të lartë nga Covid-19, Meta thirrje Komitetit të Ekspertëve: Rishikoni menjëherë masat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi një raport të publikuar së fundmi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili e rendit Shqipërinë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga Covid-19 dhe pse popullsia është me moshë të re.

Në këto kushte, Kreu i Shtetit i bën thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve që të analizojë të dhënat e FMN-së dhe të rishikojë protokollet e trajtimit të pandemisë.

Sipas Metës, ndërhyrjet përmirësuse duhet të ndërmerren sa më parë dhe duhen eleminuar pikat e dobëta.

"I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët", shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ndërkohë sot do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku pritet të japë "dritën jeshile" për dozën e tretë dhe vaksinimin e fëmijëve me probleme shëndetësore mbi 12-vjeç si dhe të adoleshentëve mbi 16-vjeç.

Të fundit