Flash News

E-TJERA

Shqipëria mposht sërish Kosovën, kësaj radhe fitojnë të rinjtë

Shqipëria mposht sërish Kosovën, kësaj radhe fitojnë

Të rinjtë e Shqipërisë kanë fituar ndaj atyre të Kosovës me rezultatin 0-1. Ndeshja u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Goli u shënua nga Enis Çokaj, duke marrë fitoren e tretë radhazi në grupin eliminator dhe të dytën kundër Kosvës. 

Në datën 17 kuqezinjtë do të përballen me Anglinë. Por për të kapur vendin e dytë nuk mjafton kaq, pasi Austria në ndeshjen e fundit duhet të humbë ose të barazojë me Andorën. Ekziston edhe një mundësi tjetër. Barazimi i kuqezinjve me Anglinë dhe humbja e Austrisë, që në katër ndeshjet e fundit në grup ka marrë vetëm tre pikë.

Në rast kualifikimi do të jetë hera e parë për kombëtaren U-21 në Europian.

 

Të fundit