Flash News

E-TJERA

Shqipëria mund Andorrën në shtëpi, shënon fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit 2026

Shqipëria mund  Andorrën në shtëpi, shënon fitoren e

Kombëtarja kuqezi ka shënuar fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit 2026.

Shqipëria mposhti Andorrën me rezultat 3-0 në shtëpi.

Dy golat e parë u shënuan nga Rey Manaj, p ari në minutën e nëntë dhe 10 minuta më vonë realizoi sërish, kësaj radhe pas asistimit të Armando Brojës për rezultatin 2-0.

Megjithatë, në minutat e fundit të ndeshjes listës së golashënuesve iu bashkua edhe Myrto Uzuni i cili devijoi për mrekulli një top brenda zonës për rezultatin përfundimtar 3-0.

Kjo është fitorja e parë për Shqipërinë pas humbjes në ‘Wembley’ me rezultat 2-0 ndaj Anglisë.

Pas kësaj fitore Shqipëria shkon në kuotën e tri pikëve dhe mban vendin e dytë në tabelë, por është me pikë të barabarta me Letoninë e vendit të tretë. 

 

 

Të fundit