Flash News

E-TJERA

Shqipëria mund Armeninë, kuqezinjtë festojnë fitoren e parë për 2022-shin

Shqipëria mund Armeninë, kuqezinjtë festojnë fitoren e

Shqipëria ka mposhtur Armeninë me rezultatin 2-0 në ‘Air Albania’. Kombëtarja e mbyll kështu vitin 2022 me fitore.

Ishte Skuka i cili shënoi i pari në portën armene në minutën e 30’ duke mbyllur pjesën e parë në avantazh të kuqezinjve.

Kombëtarja shqiptare dominoi në fushën e blertë të ‘Air Albania’ dhe patën raste të shumta për të shënuar. Goditja e dytë erdhi në minutën e 60’ nga Asllani i cili përmes penalltisë gjeti rrugën e golit duke tundur rrjetën e armenëve.

Fitorja e fundit e kombëtares shqiptare ishte më 15 nëntor të vitit 2021 në ndeshjen kundër Andorrës. Prej asaj date, Shqipëria ka regjistruar 5 humbje.

Ndeshja e sotme do të shërbejë si ‘një lamtumirë e gëzuar’ për Edoardo Rejën, pasi trajneri i kombëtares duket se do të largohet nga pankina kuqezi.

Të fundit