Flash News

E-TJERA

Shqipëria mund Hungarinë në "Elbasan Arena"

Shqipëria mund Hungarinë në "Elbasan Arena"

Armando Broja ka shënuar ndaj Hungarisë në minutën e 86-të.  Sulmuesi kuq e zi ka dhuruar një gol fantastik duke shënuar në rrjetën e kundërshtarëve.

Kombëtarja jonë ka luajtur mirë sot, duke krijuar disa herë momente të mira për të shënuar por që ia doli në minutat e fundit të kthente situatën në favorin e tyre.

Në pjesën e dytë, sërish rastet më të pastra i patën kuqezinjtë, me Balajn dhe Çekiçin që dolën përballë portierit hungarez, por nuk mundën ta mposhtnin dot.

Goli i vetëm i ndeshjes i shënuar nga Broja, i ka dhënë Shqipërisë 3 pikë shumë të rëndësishme. Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet momentalisht në vendin e dytë të grupit 1, me 9 pikë, dy më shumë sesa Polonia e vendit të tretë, por që do të luajë ndaj San Marinos.

Të fundit