Flash News

E-TJERA

Shqipëria mundi Serbinë në shtëpi, Vuçiç: Fajin për humbjen e kanë protestuesit!

Shqipëria mundi Serbinë në shtëpi, Vuçiç:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka gjetur protestuesit si shkaktarë të humbjes së ekipit kombëtar serb ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e së shtunës të mbajtur në Leskovc.

Duke iu referuar atmosferës para ndeshjes, Vuçiç ka deklaruar se gjatë qëndrimit të kombëtares serbe në Nish, ku futbollistët po pushonin për t’u përgatitur për ndeshjen, një grup prej dy apo treqind protestuesish u mblodhën para hotelit ku qëndronte ekipi.

Ai i ka cilësuar ata si "mokasina", duke thënë se ky grup sipas tij i krijoi shqetësime të panevojshme skuadrës serbe. Sipas Vuçiç, protestuesit nuk kishin qëllim tjetër veçse të prishnin atmosferën dhe të ndikojnë te gjendja e lojtarëve, ndërsa i ka akuzuar për sabotim dhe mungesë kontributi për vendin.

“A doni t’ju ​​kujtoj se si e përcollëm ekipin kombëtar dje? Në Nish, për 6-7 orë, kur djemtë po pushonin për ndeshjen, dy ose treqind mokasina u mblodhën pikërisht para hotelit ku ishte ekipi ynë kombëtar. Ata menduan se shqiptarët kishin ardhur t’i fishkëllenin. Nuk ishin shqiptarët, por bllokuesit, sepse bllokuesve nuk u pëlqente që 5-6 mijë njerëz që nuk po i shqetësonin futbollistët tanë u mblodhën në anën tjetër të qytetit… Turp për ju të gjithë! Filloni nga vetja juaj, çfarë keni bërë për vendin tuaj, a keni ndërtuar diçka diku, a po e shkatërroni vetëm vendin tuaj?”, është shprehur Vuçiç.

Kujtojmë se Shqipëria arriti një fitore historike ndaj Serbisë, duke siguruar tre pikë vendimtare drejt rrugës së Botërorit. 

Të fundit