Flash News

E-TJERA

Shqipëria, ndër 3 vendet me pabarazinë më të lartë ekonomike në Europë. Treguesit

Shqipëria, ndër 3 vendet me pabarazinë më të lartë

Shqipëria, një vend me pabarazi të lartë ekonomike. Indeksi nga Oxfam e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë në Indeksin e Reduktimit të Pabarazizë ekonomike, e 44-ta nga 47 shtete në total.

Shqipëria, ndër 3 vendet me pabarazinë më të lartë

Bëhet fjalë për periudhën 2020-2022. Pika ku Shqipëria vlerësohet më negativisht është taksimi, ku renditet e 102-ta nga 161 shtete.  Ndërsa në vlerësimin e politikave për punonjësit, Shqipëria zë vendin e 79 dhe për shpenzimet të të 70-ën.

Vendi ynë qëndron në vend të fundit në Europë për orientimin e shërbimeve publike që është edhe një prej indikatorëve kryesorë të këtij indeksi.

Krahasuar kjo me raportin e kaluar Shqipëria ka rënë me 11 pozicione. Sipas këtij indeksi, vendi ynë renditet në vend të 157 për shpenzimet për arsimi dhe 101 për shpenzimet për shëndetësi.

Gjithashtu indeksi konstaton se vendi ynë renditet i fundit në Europë edhe për mbulimin me shërbim arsimor dhe shëndetësor.

Më konkretisht, Shqipëria renditet e 110-ta për mbulimin me shëbrim shëndetësor dhe e 64-ta për shërbim arsimor.
Këto të dhëna tregojnë qartë arsyet sepse sot shqiptarët po largohen gjithmonë e më shumë nga vendi për të kërkuar shpresën diku tjetër.

 

Të fundit