Flash News

E-TJERA

Shqipëria ndër vendet me rrezik të lartë për varfërinë, treguesit

Shqipëria ndër vendet me rrezik të lartë për

INSTAT ka publikuar të dhënat e varferisë për vitin 2020. Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri mbetet i lartë, 21.8 %.

621.504 individë jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër. Ndërsa familjet të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %.

Shqipëria ndër vendet me rrezik të lartë për

Krahësuar me vendet e tjera të Rajonit dhe BE-së, Shqipëria renditet e 4-ta sa i përket rrezikut për të qenë i varfër. INSTAT bën me dije se vlera më e lartë e varfërisë relative është në Bullgari (23,8 %), Rumani (23,4 %), Turqi (23,0 %), ndjekur nga Shqipëria (21,8 %).

Ndërsa vlerat më të ulëta të varfërisë janë regjistruar në Republikën Çeke (9,5 %), Sllovaki (11,4 %), Danimarkë (12,1 %) dhe Finlandë (12,2 %). Mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian (27 shtete) është 17,1 %.

 

 

Të fundit