Flash News

E-TJERA

Shqipëria ndërpreu marrëdhëneit diplomatike, Irani përgjigjet me tjetër sulm kibernetik

Shqipëria ndërpreu marrëdhëneit diplomatike, Irani

Pak ditë pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, vendi ynë është sulmuar orët e fundit sërish nga një sulm kibernetik prej tyre.

Kryeministri Edi Rama konfirmon se sistemi TIMS i pikës kufitare të Kapshticës është bllokuar prej mbrëmjes së djeshme dhe shkak është bërë një sulm kibernetik nga Irani.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama në një postim në Tëitter.

Kujtojmë se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin të mërkurën. Këtë  e bëri të ditur kryeministri, Edi Rama në Tiranë, ku e argumentoi këtë vendim të qeverisë shqiptare me "prova të pakundërshtueshme", sipas të cilave pas sulmeve masive kibernetike më 15 korrik ndaj institucioneve shqiptare fshihej Irani.

Të fundit