Flash News

E-TJERA

Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas e prerë: Realizoni reformat në sundimin e ligjit

Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas e prerë: Realizoni

Nga Tirana, aty ku pritet të nisë Samiti i Komunitetit Politik Evropian, zv.presidentja e Këshillit Evropian Kaja Kallas, foli për integrimin e Shqipërisë.

E pyetur nga gazetarët, nëse vendi do të arrijë të integrohet brenda 2030-ës, Kallas tha e prerë se Shqipëria duhet të realizojë reformat, sidomos në sundimit e ligjit.

"Po, mendoj që Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer kur vjen fjala për reforma. Në anën tonë duhen bërë hapat e duhura. Ju duhet të bëni reformat në sundimin e ligjit. Por, ka një moment politik ku të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë. Kjo nuk është e nevojshme vetëm për BP, por edhe për BE sa i përket fuqisë gjeopolitike", deklaroi Kallas nga Tirana.

Të fundit