Flash News

E-TJERA

"Turp për vendin", zyrtari amerikan: Shqipëria në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave

"Turp për vendin", zyrtari amerikan: Shqipëria në

Pavarësisht luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit nga SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, Shqipëria vazhdon të renditet në ‘listën gri’ dhe nën monitorim të shtuar.

Kështu deklaroi drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën Amerikane, Benjamin Rockwell, çka sipas tij ky konstatim përbën një njollë turpi për vendin tonë.

Kemi parë goditje të mëdha nga SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, të cilat po bëhen të përjavshme, por fakti se Shqipëria mbetet në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave, është një shenjë turpi për vendin.

E cila ngre pikëpyetje kredibiliteti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shfaq një pozicion parandalues në investimet ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike dhe sigurisht, kur ka një impakt kaq të madh në shoqëri, është një problem i madh i shoqërisë”, tha Rockwell.

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën Amerikane përmendi dhe dosjen e inceneratorëve: “Kemi filluar të shohim përmirësime në fushën e pastrimit të parave, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve. Një akuzë e pastrimit të produkteve të veprës penale ishte pjesë e arrestimeve të SPAK në dosjen e incineratorëve, ndërsa po shohim përdorimin e efektshëm të këtyre akuzave nga prokuroria.

Aksionet e fundit janë një nisje e mirë, por ka shumë punë për t’u bërë. Nuk nevojitet shumë ekspertizë për të parë përreth qytetit, në bregdet apo kudo, ku shihet qartë prezenca e pasurive të paligjshme në sistemin shqiptar”.

Të fundit